Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme në ditëlindjen e shkrimtarit të njohur shqiptar Sami Frashërit, në shenjë nderimi ka vendosur lule pranë varrit të tij në Stamboll.
“Dje, në ditëlindjen e Samiut, vizituam varrin e tij në Stamboll dhe vendosëm lule të freskëta, për ta kujtuar e nderuar atë. Para kësaj, në Ankara qëndruam në Qendrën Kulturore Shqiptare atje e cila përveçse mban emrin e tij, e nderon çdo ditë trashëgiminë e tij duke qenë vend që i bën bashkë shqiptarët e ku flitet e mësohet gjuha shqipe, ashtu siç na mësonte Samiu gjuhën përmes kombit, e kombin përmes gjuhës”, shkrouan Kurti në Facebook.
Kurti theksoi se shkrimtari ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të përshkruar figurën e tij.
“Një mërgimtar i arrirë, që s’e harroi kurrë vendin e tij. Shembull për kombin, shembull për mërgatën dhe frymëzim për çdokënd.
Ideolog i shquar dhe dijetar i ndritur. Atdhetar, rilindas e mendimtar përparimtar. Nuk mund të përshkruhet mjaftueshëm me fjalë e të ketë aq epitete për ta bërë sa më të kuptueshme figurën e tij”, përfundon kryeministri.