Albana Vokshi-mazhorancës: Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit, pse keni frikë nga opozita?

Ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën se po përjashton qëllimisht opozitën nga procesi i integrimit europian, duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

Vokshi kërkoi “futjen e parlamentit në shinat kushtetuese” dhe denoncoi shkrirjen e Komisionit të Integrimit si një hap që cenon gjithëpërfshirjen – një nga kriteret kryesore të BE-së.

Deputetja demokrate akuzoi mazhorancën për frikë nga përfshirja e opozitës në procesin e integrimit:

“Ku është grupi i punës për integrimin? Ka thënë gjë sot Edi Rama me kolegët e tij se e kanë hequr opozitën nga ky proces? Pse keni frikë nga opozita? Asnjë vend tjetër i rajonit nuk e ka shkrirë Komisionin e Integrimit”.

Albana Vokshi: Narkoparlament ku banat kanë përfaqësues të tyre mbi 20 deputetë, në një vend ku kryeministri ka më shumë pushtet se sa kishte Hoxha, ka mbi 95% pushtet, parlamenti është si një oaz ku ka dhe një opozitë.

Ne kërkojmë gjithëpërfshirje. Edhe në procesin e integrimit, kur janë kriteret politike, është gjithëprfshirja, mirëfunksionimi i parlamentit.

Ku është grupi i punës? A ka thënë gjë sot Rama me ato kolegët e tij se ia ka hequr mundësinë opozitës për t’u përfshirë në procesin e intergimit, pse kishit frikë nga opozita, asnjë vend i rajonit nuk e ka të shkrirë komisionin e integrimit. Respektoni rregulloren dhe kushtetutën. Futeni parlamentin në shina kushtetuese.


Shtuar 16.09.2025 13:49