Albana Vokshi kërkon interpelancë me Ramën: Të vijë në Kuvend të japë llogari për të vëllanë

Ditën e sotme, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, po ashtu edhe një interpelancë për akuzat ndaj vëllait të tij, Olsi Rama.

“Merrni masë për Spiropalin. Fjalor i papranueshëm. Duhet të ishte pranuar interpelanca me kryeministrin. Pse nuk vjen kryeministri? Çfarë frike ka? Çfarë halli ka? Si lëvizte vëllai i tij me makinën e trafikantëve? Si qenka çështje private narko-trafiku. Apo përdorimi i të njëjtin automjet. Edi Rama të zbatojë rregulloren”, tha Vokshi.


Shtuar 4.04.2024 11:49