Alarm për bombë në spitalin e Pejës, stafi mjekësor vëren send të dyshimtë në xhepin e pacientit

Autoritet në Pejë janë alarmuar. Policia është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës.

Sipas mediave në Kosovë mjeti dyshues është vërejtur nga stafi mjekësor e ka në xhepin e jaknes së një pacienti.

“Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie”- thuhet në njoftimin e policisë.Express


Shtuar 19.09.2022 14:35