Shërbimi i Shëndetit Publik në Britani ka ngritur menjëherë alarmin kombëtar. Gjithashtu ekspertët vlerësojnë se ka një përhapje në veri-lindje të Londrës , kryesisht tek njerëzit anëtarë të një familjeje.

Poliomieliti është një sëmundje virale e trurit dhe palcës kurrizore që mund të çojë në një paralizë të pakthyeshme dhe kryesisht prek fëmijët.

Polio është një sëmundje kërcënuese për jetën e shkaktuar nga një virus shumë ngjitës që prek vetëm njerëzit.

Nuk ka shërim për poliomielitin, por vaksina mund t’i mbrojë njerëzit duke luftuar virusin. Vaksinimi pediatrik ndaj poliomielitit filloi në vitet 1950 dhe ishte mjeti më efektiv./albeu.com