Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit/ Nënkryetari i PD: Shqiptarët rrezikojnë faturën e projektit korruptiv të Ramës! SPAK të hetojë këtë aferë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar qeverinë për mënyrën se si u realizua projekti i Portit të Durrësit, duke iu referuar një deklarate të investitorit Mohamed Alabbar, i cili ka pranuar se projekti u zhvillua me nxitim.

Sipas Kedhit, qeveria duhet t’u përgjigjet qytetarëve se kush vendosi për transformimin e Portit të Durrësit, kush do të mbajë përgjegjësi nëse lindin kosto për shtetin nga arbitrazhet dhe kush do të garantojë interesat e qytetarëve që kanë investuar në apartamente në projekt.

Të lidhura

None found

“Kur vetë investitori pranon se projekti u bë me nxitim, dikush duhet t’u përgjigjet shqiptarëve: kush e mori vendimin, kush mban përgjegjësinë dhe kush do ta paguajë faturën? Kush përgjigjet për vendin që mbeti pa portin e vet kryesor? Kush paguan nëse nesër arbitrazhi na kushton qindra miliona euro nga taksat tona? Dhe kush u përgjigjet familjeve që dhanë kursimet për apartamente në letër”?- shprehet Kedhi.

Ai i bëri thirrje SPAK të nisë hetime për projektin, duke kërkuar transparencë të plotë mbi kontratën me grupin Alabbar, përfshirë klauzolat e arbitrazhit, afatet dhe detyrimet e shtetit shqiptar.

“Ne i bëjmë thirrje edhe një herë SPAK që të nisë hetimet menjëherë për aferën më të madhe të ndodhur në këto vite, dhe t’u përgjigjet thirrjeve të qytetarëve shqiptarë për të vepruar kundër korrupsionit dhe shitjes së interesave kombëtare. Nuk mund të ketë heshtje, kur një aset strategjik kombëtar jepet pa garë, kur vendi mbetet pa port dhe kur qytetarët do përballen me faturën e kripur të vendimeve antikombëtare të qeverisë. Kjo çështje duhet të hetohet deri në fund dhe përgjegjësit duhet të japin llogari”, deklaroi nënkryetari i PD.

Deklarata:

‘Gabova në Shqipëri. Ndërtova shumë shpejt.’ Këto fjalë nuk i tha opozita. I tha vetë Mohamed Alabbar, investitori të cilit Edi Rama i dorëzoi Portin e Durrësit.

Kur vetë investitori pranon se projekti u bë me nxitim, dikush duhet t’u përgjigjet shqiptarëve: kush e mori vendimin, kush mban përgjegjësinë dhe kush do ta paguajë faturën? Kush përgjigjet për vendin që mbeti pa portin e vet kryesor? Kush paguan nëse nesër arbitrazhi na kushton qindra miliona euro nga taksat tona? Dhe kush u përgjigjet familjeve që dhanë kursimet për apartamente në letër?

Në vitin 2021, Porti i Durrësit, pika kryesore e tregtisë së jashtme të Shqipërisë dhe një aset strategjik për një vend anëtar të NATO-s, priste investime për modernizimin e tij. Në vend të modernizimit, Edi Rama vendosi që porti t’i hapte rrugë një projekti privat prej miliarda euro.

Pa tender. Pa garë. Pa dëgjesë publike.

Një nga asetet më strategjike të Shqipërisë u trajtua si pronë private e kryeministrit. Sot, disa vite më vonë, vetë investitori pranon se ka gabuar.

U propagandua me të madhe se dhe Monako do na kishte zili, dhjetëra mijëra vende pune do hapeshin e miliarda euro investime do vinin. Ndërkohë, situata sot është dramatike. Godinat e para janë duke u fundosur, sipas vetë institucioneve shqiptare, ndërsa modeli financiar i projektit tregon se një pjesë e rëndësishme e ndërtimit mbështetet te paratë e blerësve që kanë paguar apartamente në ajër.

I gjithë risku, dhe i gjithë dëmi është lënë në supet e qytetarëve shqiptarë.

Dhe mbi të gjitha, Shqipëria është në një situatë absurde: porti ekzistues i paralizuar, ndërsa alternativa që do duhet ta zëvendësonte nuk ekziston. Porto Romano është një tjetër aferë e rëndë që prek paratë e shqiptarëve, por dhe sigurinë e tyre kombëtare.

Kjo nuk është vetëm çështje mashtrimi financiar. Është një emergjencë ekonomike, strategjike dhe kombëtare.

Partia Demokratike ka kërkuar vazhdimisht transparencë, hetim dhe publikimin e plotë të kontratës me grupin Alabbar, përfshirë klauzolat e arbitrazhit, afatet dhe të gjithë detyrimet e shtetit shqiptar.

Ne i bëjmë thirrje edhe një herë SPAK që të nisë hetimet menjëherë për aferën më të madhe të ndodhur në këto vite, dhe t’u përgjigjet thirrjeve të qytetarëve shqiptarë për të vepruar kundër korrupsionit dhe shitjes së interesave kombëtare.

Nuk mund të ketë heshtje, kur një aset strategjik kombëtar jepet pa garë, kur vendi mbetet pa port dhe kur qytetarët do përballen me faturën e kripur të vendimeve antikombëtare të qeverisë. Kjo çështje duhet të hetohet deri në fund dhe përgjegjësit duhet të japin llogari.

Sot përballë çdo shqiptari janë dy vizione shumë të qarta për vendin tonë. Nga njëra anë betoni, klientelizmi, vjedhjet, shpopullimi, dhe trajtimi i Shqipërisë si pronë private. Dhe nga ana tjetër vizioni ynë, bindja jonë për Shqipërinë Prodhuese, të punës, inovacionit, meritokracisë. Ne kemi një alternativë diametralisht të kundërt me të Ramës për Durrësin, Vlorën dhe të gjithë ekonominë shqiptare.

Për ne, porti nuk është truall për kulla. Porti është porta hyrëse e një korridori ekonomik. Është porta e Ballkanit drejt Europës.

Vizioni ynë është Interporti: porte moderne të lidhura drejtpërdrejt me hekurudhë dhe rrugë me Tiranën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Korridorin VIII; me terminale kontejnerësh, zona industriale dhe logjistike, dogana të digjitalizuara dhe lidhje të drejtpërdrejta me tregjet europiane.

Kjo sjell vende pune në Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe më tej. Punë në logjistikë, transport, teknologji, përpunim dhe industri. Kjo bën që fermeri shqiptar të çojë prodhimin më shpejt dhe më lirë në Europë. Kjo bën që sipërmarrësi shqiptar mos të mbytet nga kostot e transportit dhe burokracisë.

Prodhimi shqiptar nuk do të ngecë në magazina, por do dalë në tregjet europiane. Kjo është Shqipëria Prodhuese.

Aty ku kalojnë mallrat, hapen fabrikat. Aty ku hapen fabrika, krijohen vende pune. Dhe aty ku ka punë, konkurrencë, dhe perspektivë, njerëzit qëndrojnë. Ky është ndryshimi mes dy modeleve.

Ata shohin beton. Ne shohim punë, prodhim, eksport dhe sovranitet ekonomik.

Ata shohin klientë. Ne shohim qytetarë, familje, fermerë dhe sipërmarrës.

Ata e panë Portin e Durrësit si truall për kulla. Për ne porti është ekonomia e një kombi.

Porti i Durrësit nuk i përket asnjë kryeministri dhe asnjë investitori. U përket shqiptarëve. Dhe ne të gjithë së bashku do ua kthejmë atyre.


Shtuar 4.08.2026 14:41

holiganbetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet