Akuzohet se pastroi paratë e vëllezërve Ramaj, zbardhet dëshmia e ish-drejtoreshës së Kadastrës: Besjani, babai “pa letra” i djalit tim

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK më 26 tetor. Ndaj saj, GJKKO ka lënë në fuqi ditën e sotme, 28 tetor, masën e sigurisë “arrest me burg”.

Me masë shtrënguese atë të “arrestit në burg” u la edhe Ardian Malasi, që dyshohet së është i përfshirë në të njëjtën veprimtari.

Sipas SPAK hetimi për personat në fjalë ka ardhur nga autoritetet Belge ku kërkoheshin infomacion për dy vëllezër që ndodhen në burg në Belgjikë.

Lexo edhe: DETAJET/ Ish-drejtoresha e Kadastrës Durrës e lidhur me një grup kriminal: Pastronte paratë e dy vëllezërve të dënuar në Belgjikë për drogë

Bëhët fjalë për Besjan dhe Leonard Ramaj. Këto dy shtetas dyshohet se se gjatë ushtrimit të aktivitetit të drogës në bashkëpunim të veçantë me ish-drejtuesen e komanduar të Kadastrës Durrës, Rajmonda Dashin, dhe personin e tretë të arrestuar Ardian Malasi, kanë kryer veprime të vazhdueshme të kundërligjshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që kanë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal.

Por Dashi i ka mohuar akuzat dhe ka deklaruar sot se nuk ka kryer asnjë shkelje në detyrë.

Në sallën e gjyqit ku u paraqit sot bashkë me avokatët, ajo ka deklaruar se ka njohje me Besjanin, njërin nga vëllezerit Ramaj, me të cilin ka patur raport intim dhe madje ka dhe një djalë të cilit ai nuk i ka njohur atësinë.

Dashi ka thënë se kjo është e vetmja gjë që e lidh atë me dy të dyshuarit, megjithatë gjykata ka vendosur të lërë në fuqi masën “arrest shtepie”, masë e cila është kundërshtuar nga avokatët, të cilët kërkuan një tjetër masë duke marrë parasysh edhe kushtet e saj./Albeu.com


Shtuar 28.10.2023 15:35