Akuzohet se i dha “para nën dorë” ish-zyrtarit të FBI, oligarku rus bashkëpronar i kompanisë që nxjerr energji nga HEC-i i Shushicës

Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI, akuzohet edhe për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen OpenCorporates, oligarku rus rezulton pronar i kompanisë “TREMA ENGINEERING 2” dhe e ka shtrirë biznesin e tij dhe në Shqipëri.

Charles McGonigal, ish-drejtori i Kundërzbulimit të FBI, akuzohet edhe për lidhjet e tij me Oleg Deripaska, një miliarder rus i cili është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas të dhënave të publikuara në faqen OpenCorporates, oligarku rus rezulton pronar i kompanisë “TREMA ENGINEERING 2” dhe e ka shtrirë biznesin e tij dhe në Shqipëri.

Sipas dokumenteve, Idajet Ismailaj, Gentjan Filaj dhe njeriu i besuar i Vladimir Putinit (Oleg Deripaska), janë bashkëpronarë në kompaninë Shushica Hydropower, kompani që ka ndërtuar kaskadën e hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë, për të shitur energji. Kontrata koncesionare është firmosur nga Etleva Kondi, drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, e arrestuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve./BW/


Shtuar 25.01.2023 14:37