Inluenceri kontrovers online britaniko-amerikan, Andrew Tate, ka humbur përpjekjen për t’i dhënë fund paraburgimit të tij në Rumani.
Tate u arrestua së bashku me vëllain e tij Tristan muajin e kaluar si pjesë e një hetimi mbi akuzat për trafikim njerëzor dhe përdhunim, të cilat ata i mohojnë.
Autoritetet dyshojnë se dyshja, së bashku me dy shtetas rumunë, për drejtimin e “një grupi krimi të organizuar”.
Policia do të vazhdojë të mbajë grupin për periudhën 30-ditore, pasi një gjykatë refuzoi ankesën të martën.
Më herët, Tate u pa duke mbajtur atë që dukej të ishte një kopje e Kuranit teksa hynte në Gjykatën e Apelit të Bukureshtit i lidhur me pranga te vëllai i tij.
Pas arrestimeve më 29 dhjetor, policia tha se kishte identifikuar gjashtë persona të cilët dyshohet se ishin “shfrytëzuar seksualisht” nga ai që e quajti “grup i organizuar kriminal”./albeu.com