Është zhvilluar sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në orën 13:00 seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj shtetasi Lavdosh Metaj, efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës.
38-vjeçari u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Sarandës, pas një survejimi disa mujor për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike.
Prokurori i çështjes Lorenc Mërkuri kërkoi si masë sigurie “Arrest me burg”, ndërkohë që dhe gjyqtari Alban Veçani pranoi kërkesën e Prokurorisë.
Sipas burimeve, pasi gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura, shtetasi Lavdosh Metaj nuk ka pranuar veprën për të cilën akuzohet, duke pretenduar se lënda narkotike e gjetur në shtëpinë e tij ishin për përdorim vetjak.
Avokati mbrojtës Gjergji Imeraj kërkoi në seancën gjyqësore masën e sigurisë arrest shtepie ose garanci pasurore. Kërkesa këto që nuk u pranuan nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.
Avokati mbrojtës, në prononcimin pas përfundimit të seancës gjyqësore u shpreh se vendimi i marrë do të apelohet./albeu.com