Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato është thirrur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Mësohet se Qato është paraqitur për seancë paraprake.
Ndërkohë Sonila Qato akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Aktualisht po bëhen veprime hetimore ndërsa KLSH ka bërë verifikime dhe ka paditur penalisht Qaton dhe pesë zyrtarë për kohën kur ushtronin detyrën pranë ARRSH-së me dyshimin se mund të kenë shpërdoruar detyrën dhe abuzuar me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë./albeu.com