Akuzohet për korrupsion, dënohet me 33 vite burg fituesja e çmimit Nobel për Paqe

Ish-udhëheqësja e demokracisë së Mianmarit [Birmani], Aung San Suu Kyi, u dënua me shtatë vjet të tjera burgim, pasi seria e saj e gjatë e gjyqeve përfundoi të premten dhe ajo do të përballet me më shumë se tri dekada prapa hekurave. Fituesja e çmimit Nobel për Paqe u burgos nga ushtria, e cila e mori pushtetin përmes një grushti shteti, vitin e kaluar.

Suu Kyi, 77 vjeçe, është dënuar për çdo akuzë të ngritur kundër saj, duke filluar nga korrupsioni deri te posedimi i paligjshëm i pajisjeve të komunikimit, si dhe shpërfillja e kufizimeve të COVID-19. Më 30 dhjetor, ajo u dënua më shtatë vjet të tjera burgim për pesë akuza për korrupsion në lidhje me punësime, mirëmbajtjen dhe blerjen e një helikopteri për një ministër të qeverisë, rast në të cilin ajo dyshohet se i shkaktoi “një humbje shtetit”.

Të lidhura

None found

Suu Kyi, e dënuar me një total prej 33 vjetësh burgim pas 18 muajsh procese gjyqësore që grupet e të drejtave të njeriut i kanë cilësuar si mashtrim, u shfaq në gjendje të mirë shëndetësore, i tha AFP-së një burim i informuar mirë për rastin. “Të gjitha rastet e saj kanë përfunduar dhe nuk ka më akuza kundër saj”, tha burimi, i cili kërkoi të mbetet anonim pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat.

Gazetarëve u është ndaluar të marrin pjesë në seanca dhe avokatëve të Suu Kyi u është ndaluar të flasin me mediat. Ish-presidenti i Mianmarit, Win Myint, i cili u akuzua bashkë me Suu Kyi në gjyqin e fundit, mori të njëjtin dënim, tha burimi, duke shtuar se të dy do të apelonin. Që nga fillimi i gjyqit të saj, Suu Kyi është parë vetëm një herë dhe atë në fotografitë e transmetuara nga media shtetërore.

Kryesisht, mesazhet e saj janë transmetuar nga avokatët mbrojtës. /REL


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasino siteleri