Mariglen Kadiu, shef i policisë në burgun e Drenovës, është arrestuar sot nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të sistemit të burgjeve (SHKBB) pasi akuzohet për futjen e sendeve të paligjshme në qeli dhe shpërdorim detyre gjatë kohës kur ka mbajtur postin e drejtorit të burgut të Peqinit ku Sokol Mjacaj në 15 dhjetor me një ‘pistoletë’ vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.
Prokuroria e Elbasanit, ka kërkuar masë arrest me burg, por gjykata ka caktuar ‘arrest shtëpie’ për shkak se Kadiu ka një fëmijë autik. Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë.
Me Mariglen Kadiun, numri i zyrtarëve nën hetim për vrasjen në burgun e Peqinit shkon në 13 persona.
Falë një letre që i ishte dërguar zv. Drejtorit të burgjeve Fehmi Sufaj drejtori i komanduar i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj të cilët theksonin se të burgosurit e kishin kthyer burgun në ‘hotel me 5 yje’.
Njoftimi i burgut Drenovë
“Në kuadër të procedimit penal nr 283 viti 2023 , regjistruar në Prokurorinë Elbasan , për veprën penale , futje sendeve të ndaluara dhe prodhim shitje narkotikëve , nenet 324/a dhe 283 K.Penal , nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Sistemin e Burgjeve, ne zbatim te urdhrit te ekzekutimit te Prokurorise se Juridiksionit te Pergjithshem prane Gjykates se Shkalles se Pare Elbasan shkrese nr. 1485 dhe 1486 date 26.12.2023, ekzekutoj masat e sigurimit personal:
1. Ndaj personit nen hetim M.K me detyre ish shef i policise ne IEVP Peqin aktualisht shef i policise ne IEVP Korce masen e sigurimit personal arrest shtepie i dyshuar per kryerjen e vepres penale “shperdorim detyre”.
2. Ndaj personit nen hetim shtetasit P.G, i cili aktualisht po vuan denimin ne IEVP Drenove, i dyshuar si autor i vepres penale “prodhim dhe shitje te narkotikeve” dhe “futja dhe mbajtja e sendeve te ndaluara ne IEVP” masen e sigurimit personal “arrest me burg”.