Pas arrestimeve të antimafias italiane të grupit që akuzohet për pastrim parash, ku bënte pjesë edhe biznesmeni shqiptar Rezart Taçi, Prokuroria italiane e Antimafias ka marrë në pyetje Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella.
Sipërmarrësi dhe fiancieri janë pjesë e dosjes hetimore të pastrimit të mbi 18 milionë eurove, për llogari të një sipërmarrësi i akuzuar për riciklim të kapitaleve të mafias siciliane Cosa Nostra.
Zummo, është paraqitur para prokurorit Alfredo Motalto i shoqëruar nga avokatët e tij Gioaçhino e Sbaçhi, ku nuk ka pranuar t’i përgjigjet asnjë pyetje.
Ai ka lënë çdo gjë në dorë të mbrojtjes së tij. Nga ana tjetër, ekonomisti Petruzzella, përballë prokurorëve i ka konsideruar akuzat ndaj tij si “fjalë vetëm fjalë”, duke zvogëluar peshën e tyre./albeu.com/