Akuzohen për shpërdorim detyre, merret vendimi për Mariglen Qaton dhe 2 zyrtarët e tjerë të IMT-së

Lihet ne fuqi masa e sigurise “Detyrim paraqitje” per Mariglen Qaton dhe 2 zyrtarët e tjerë të IMT  të akuzuar për shpërdorim detyre.

Njoftimi i plote:

Sic është raportuar edhe në media, disa qytetarë kanë kallëzuar penalisht drejtuesin e “IMT” Tiranë, shtetasin Mariglen Qato. Në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me verifikimin e kushteve në lidhje zbatimin e masës së sigurimit për personin nën hetim E.G,Adrian Caushaj, Leandro Lamani, Klevis Bregu, Marigoen Qato, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm” si dhe “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 të Kodit Penal. Më herët, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1130/1 Regj.Them, datë 17.07.2021 ka vendosur: -Për personin nën hetim Mariglen Qato vazhdimin e sbatimit të masës “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. – Për personin nën hetim Adrian Caushaj vazhdimin e sbatimit të masës “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. – Për personin nën hetim A.L vazhdimin e sbatimit të masës “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.” – Për personin nën hetim Klevis Bregu, vazhdimin e sbatimit të masës “Arrest në shtëpi”. – Për personin nën hetim E.G vazhdimin e sbatimit të masës “Ndalim i daljes jashtë shteti”. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hëtim E.G,A.C, L.L, K.B, M.Q si dhe nga Prokuria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 655 datë 28.07.2021 vendosi: -Miratimin e vendimit nr. 1130/1 Regj.Them, datë 17.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për personat nën hetim A.C, L.L, K.B, E.G. -Ndryshimin e vendimit nr. 1130/1 Regj.Them, datë 17.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për personin nën hetim M.Q, ndjekjen penale të këtij personi nën hetim në gjëndje të lirë, duke urdhëruar vendosjen e garancisë pasurore.


Shtuar 28.07.2021 18:44