Akuzohen për përdhunimin e 2 vajzave në Berat, Gjykata cakton masën e sigurisë

Gjykata e Shkallës së Parë Berat, ka dhënë sot masat e sigurisë për shtetasit: Andon Shoshari, 20-vjeç dhe Ardit Nano 33-vjeç, banues në Berat.

Këta dy shtetas u arrestuan mbrëmjen e së enjtes për përdhunimin e dy vajzave, njëra 16 dhe tjetra 19-vjeçe.

Të arrestuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Beratit nën masa të rrepta sigurie, pasi zona e jashtme e gjykatës ka qenë e tejmbushur me familjarë të të katër familjeve.

Mësohet se asnjë prej dy djemve nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit dhe kanë deklaruar në sallë se vajzat kanë gënjyer.

Ashtu siç edhe deklaroi dy ditë më parë, edhe sot para gjykatës nëna e 16-vjeçares Rudina Zerellari ka deklaruar në media se gjithçka është gënjeshtër dhe se vajza e saj është manipuluar për të denoncuar nga familja e të fejuarit, i shtyrë nga xhelozia sepse vajza ka qenë 6-muaj e martuar me Shosharin më parë.

Te njëjtën deklaratë ka dhënë edhe mamaja e 20-vjeçarit Andon Shoshari, e cila ka kërkuar drejtësi për djalin e saj.
Prokurorja Denisa Perdja ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për të dy djemtë, ndërkohë që gjyqtarja Ardjola Çela, pasi ka dëgjuar organin e akuzës dhe pretendimet e avokatëve të Shosharit dhe Nanos, ka vendosur për ta masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40-ditë, deri në mbërritjen zyrtare të ekspertizës mjeko-ligjore të kryer mbi vajzat.


Shtuar 18.12.2023 15:24