Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Po merret nëpër gojë një personalitet i ekonomisë globale

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj opozitës në lidhje me akuzat për Portin e Durrësit. Ai tha se financimi nga kompania që do të vijë nga Emiratet e Bashkuara do i shërbejë të gjithë Shqipërisë.

“Kam parë shumë gjëra të shëmtuara që janë burim neverie në historinë politike shqoptare dhe kjo është një nga më të shëmtuarat.

Marrja nëpër gojë në mënyrën më të ulët dhe të paturpshme të një personalitetit të ekonomisë globale, një ndër kompanitë e të cilit është e regjistruar në Abu Dhabi, ka selinë në kullën më të lartë, një personalitet që ka ndërtuar gjysmën e Dubait dhe që vjen këtu si rezultat i një marrëveshje partneriteti me Emiratet e Bashkuara në një moment të vështirë kur unë shkova për të diskutuar për mbështetje për familjen e goditura nga tërmeti në Durrës dhe shpresa edhe rezervën që pavarësisht gjithë miqësisë dhe një historie që ka filluar si një shprehje e madhe miqësie, solli si rezultat reagimin e princit të kurorës në atë kohë që është sot president i Emirateve duke sjellë nxitjen e kësaj kompanie.

Dhe i hyhet në mënyrën më barbare, më të shëmtuar, më ordinere që çdo ditë ndot me prodhimin e tij që është llum veshët, shtëpitë, hundët e shqiptarëve. Unë nuk merrem me këto deklarime injorante. Nuk kemi miratuar asgjë. Ne e kemi future për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike që është e mirë për ty dhe familjen tënde Është e mirë edhe për prindërit tuaj.

Sjell një investim prej më shumë se 2 mld që do të ndërtojnë këtu portin më të madh turistik të Mesdheut që transformon përgjithmonë imazhin dhe turizmin në Shqipëri. Një investim i ngjashëm me një model të ngjashëm bëhet në vijën ujore të Beogradit. Ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në ekonominë e Beogradit dhe Serbisë. Ne kemi marrë 1% më shumë aksione se ata. Këto muhabete pazari ju mund t’i bëni por unë nuk ju përgjigjem. Kujt t’i flasësh non gratës që ushqehet me para ruse apo atyre që i shkojnë nga mbrapa”, tha Rama.


Shtuar 10.11.2022 21:28