“Akuzat për mua janë shpifje”, Sula pasi doli nga SPAK: Të lëmë drejtësinë të bëjë punën

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Sulika ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe para gazetarëve i ka cilësuar shpifje akuzat që janë ngritur ndaj tij.

“Për mua janë shpifje dhe nuk përbaltet puna titanike e Bashkisë Kamëz. Qëllimi ishte sot për të bërë transparencë për çdo qindarkë që investohet bëhet për banorët e Bashkisë së Kamzës. Ata më votuan dhe më besuan më 14 maj”, tha Suli.

Rakip Suli është nën hetim për abuzim me fondet për tërmetin. Kryebashkiaku i Kamzës u paraqit për herë të parë në SPAK më 6 nëntor për t’u marrë në pyetje në lidhje me akuzat.

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, ai deklaroi se është fat që erdhi kjo ditë, ku çdo person jep llogari para drejtësisë.

“Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet, sepse po jep shpresë tek shqiptarët.

Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person vjen të japë llogari. Më lini të vazhdoj punën time në shërbim të qytetarëve. Sa herë do të duan do të vijnë”, tha Rakip Suli më 6 nëntor.

 


Shtuar 8.11.2023 16:23