Akuzat e Berishës se PS mbylli çështjen e Bashës për financimin rus, Rama: Historia e një shejtan budallai që torollis një vend të tërë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të PD-së Sali Berisha në lidhje me akuzat e këtij të fundit se PS ka mbyllur çështjen e Lulzim Bashës në lidhje me financimin rus.

Rama hodhi poshtë pretendimet e Berishës, duke theksuar dhe njëherë se ka qenë PS ajo që e ka denoncuar dhe e ka cilësuar ish-kryeministrin monument të shpifjeve dhe akuzave.

“Ai që ju që e quani kryetar të PD është turpi në gojën e kujtdo që e sjell si pikë referimi në botën e informacionit. Nuk është turpi i akujt tjetër, përce se i atyre qe e ndjekin dhe vazhdon e sjell si pikë referimi në debatin publik. Është monumenti i shpifjeve akuzave dhe prurësi më i madh i llumit moral, gjuhësor, njerëzor në jetën dhe historinë e Shqipërisë. Që kur Shqipëria u bë shtet nuk e ka një të dytë. As nuk marr përsipër t’ju them; Mirë mor, a nuk është i njëjti që mohoi çdo lidhje të PD-së me Rusisë, i njëjti që e mbrojti me pathos Bashën. Është historia e një shejtan budallai që torollis një vend të tërë duke tërhequr për hunde të gjithë ju që vazhdoni dhe e pranoni me veten tuaj që ta konsideroni si pikë referimi, pikë informimi dhe subjekt që meriton të futet në gojën tuaj dhe në mes të debatit publik. Financimi rus është denoncuar nga PS, Taulat Balla Erion Vrace dhe të gjithë ju, jo gazetarët, nuk kanë lënë gjë pa ju thënë”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 17.09.2022 11:44