Ditën e sotme, 23 tetor, pritet të dalë para Gjykatës Jamarbër Malltezi për tu njohur me masën e sigurisë.
Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestuar në ambientet e aeroportit të Rinasit, mbrëmjen e së shtunës, 21 tetor.
Seanca pritet të zhvillohet në orën 13:30 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në të njëjtën orë pritet të zhvillohet edhe seanca për biznesmenin Fatmir Bektashi.
Lexo edhe: Nga pronat te llogaritë bankare, të gjitha pasuritë që ju sekuestruan Jamarbër Malltezit (LISTA)
Ata akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Ende nuk dihet se si do të vijojë procesi për Sali Berishën për shkak se mban mandatin e deputetit. Nga ana tjetër, në Gjykatën e Posaçme nuk ka vajtur procesverbali për njoftimin e Berishës nga Oficeri i Policisë Gjyqësore.
Ndërkaq, Berisha ka refuzuar takimin me agjentët e policisë së Shtetit të cilët shkuan në selinë e Partisë Demokratike mbrëmjen e 21 tetorit.
Ndaj tij është caktuar masa “detyrim paraqitje” si dhe i është ndaluar dalja jashtë Republikës së Shqipërisë./Albeu.com