Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Beleri u arrestua pak pas mesnate para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u arrestua me urdhër të SPA-ut, nën akuzën për blerje votash.
Belerin e kanë shoqëruar efektivë të SPAK, në drejtim të komisariatit, më pas ai u transferua në Vlorë. Sakaq Beleri dhe tre të tjerët kanë mohuar akuzat për blerje votash.
Sipas burimeve një prej të arrestuarve, personi i shtabit të punës së Belerit, ka pasur probleme me zemrën, dhe disa orë më pas është dërguar me urgjencë drejt spitalit për shkak të problemeve të rënda që ka shfaqur.
Ministria e Jashtme greke ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Para pak minutash, Ministria e Jashtme greke njoftoi se me urdhër të ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, ambasadorja greke në Tiranë Kostandina Kamici, do të dorëzojnë në ministrinë e jashtme shqiptare një notë proteste.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Beleri, është arrestuar me akuzën e shit blerjes se votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet Drejtorisë se Policisë në Vlorë rreth orës 00:15./albeu.com/