Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në zonat e plazhit të tales dhe Shëngjinit. Drejtori I AKU-së në Lezhë Besmir Frroku u shpreh se janë shtuar kontrollet gjatë gjithë vijës bregdetare si dhe jasnë vendosur disa masa disiplinore ndaj subjekteve tregtuese ku disa dhe janë mbyllur pasi tregtonin produkte jashtë standarteve.
Frroku u ndal dhe tek ushqimet që tregtohen nga shitës ambulantë përgjatë rrugës apo vijës bregdetare, ku thotë se do të kenë bashkëpunimin me bashkine siç ka ndodhur dhe vitet e shkuara, për të siguruar shëndetin e konsumatorit. Frroku këshillon që të kontrollojnë etiketat para se të blejnë produktin dhe fton konsumatorët të denoncojnë çdo rast që shohin abuzime me produktet ushqimore, duke ruajtur privatësinë e tyre.
Gjatë sezonit të verës shtohen dhe kontrollet nga ana e AKU-së me qëllim parandilimin e rasteve ku subjektet ushqimore tregtojnë produkte që u ka kaluar data e skadencës apo I tregtojnë në kushte jashtë standarteve që mund të shkaktojnë helmime tek konsumatorët./albeu.com