Aktorja e njohur rreh ish-bashkëshortin gjatë pushimeve dhe shkatërron apartamentin e marrë me qira, arrestohet nga policia

Mbrëmjen e së dielës, një aktore 38-vjeçare e cila u bë e famshme nga një serial i njohur në vitin 2006, u arrestua pas një sherri të ashpër me ish-bashkëshortin e saj në një hotel në Karystos , ku ndodheshin me pushime, raportojnë mediat greke.

Sipas informacioneve, aktorja e cila ishte në gjendje të dehur pasi kishte konsumuar sasi të alkoolit, ka shkaktuar dëme në banesën ku ndodhi rrahja, ndërsa informacionet e fundit thonë se aktorja ka sulmuar edhe 12-vjeçarin, djalin e tyre.

Gjithçka nisi pasditen e së dielës me aktoren duke thyer gjithçka në dhomë, duke sharë dhe goditur bashkëshortin e saj 57-vjeçar.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët janë njoftuar për ngjarjen dhe kanë arrestuar aktoren.

Më pas aktorja është dërguar në komisariatin e Karystos, ku pasi ka dhënë deklaratë është lënë e lirë në orën 00:00 të natës me urdhër të prokurorit.

Sipas informacioneve, 57-vjeçari ka deklaruar se nuk dëshiron të ndjekë penalisht aktoren.


Shtuar 16.07.2024 11:42