Aktori i njohur ndërron jetë gjatë xhirimeve

Aktori i njohur, Jay Pickett, është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, ndërsa ishte duke xhirruar në skenë për filmin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar edhe nga bashkëshortja e tij, Elena Pickett.

“Jay Pickett, aktori ynë kryesor, shkrimtari, producenti dhe krijuesi i këtij filmi ka ndërruar jetë papritur teksa ishim në vend duke u përgatitur për një skenë filmi. Zemrat tona janë të thyera dhe jemi të pikëlluar për familjen e tij, që janë të shkatërruar nga kjo tragjedi shokuese. Ai ishte duke bërë atë që donte më shumë duke aktruar, kalëruar dhe bërë filma. Dhe ai ishte i jashtëzakonshëm”, ka shkruar regjisori në një postim në Facebook.

Ndërkohë shkaku i vdekjes së tij nuk dihet ende, megjithëse dyshohet për një atak kardiak.

Jay Pickett ka qenë shumë i njohur për rolet e tij në “General hospital”, “Days of our lives” dhe “Port Charles.


Shtuar 2.08.2021 22:53