Sot, aktori shumë i dashur për publikun, Robert Ndrenika feston 80-vjetoritn e lindjes. Robert Ndrenika ka lindur në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionerit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”.
Nga ky vit, deri më 1970, ka punuar si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Edhe pas pensionit ai vazhdon të luajë role në filma të shumtë dhe është një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar. Pa të, arti do të ishte më i paplotë.
Aktori i madh, babai i dy vajzave, jep gjithnjë mesazhe me peshë dhe aktuale me rolet e tij. Të gjithë e duan dhe e admirojnë për thjeshtësinë që e karakterizon dhe kontributin që ka dhënë për teatrin dhe filmin. Albeu.com i uron gëzuar ditëlindjen!/albeu.com