Akt1visti, Berisha thirrje Zuckerberg dhe Musk: Bllokojeni aplikacionin, po terrorizohen punonjësit

Kreu i PD-së Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët në selinë blu, u ndal te rrjedha e të dhënave të aplikacionit aktivisti, që tregon se kush janë personat që janë të detyruar t’i ëjnë “like” dhe “share”, postimeve të faqeve të qeverisë.

Berisha i bëri thirrje Mark Zuckerberg dhe Elon Musk ta ndalojnë atë aplikacion, të cilin e cilëson si terrorist.

“I patë aktivitët. Terroristë. Aplikacioni terrorizmit digjital. Që të mbash një aplikacion të tillë në media sociale, është akt i terrorizmit social. I bëj thirrje Zuckerbergut , Elon Musk, të bllokojë këtë aplikacion, të shkëpusi çdo lidhje. është aplikacion talebanesk, që terrorizon një ushtri të tërë punonjësish. Ai e tregoi se me dhjetra gjykatës e prokurorë të partisë, skanë punë me drejtësinë por me partnë. Tregoi se cfarë ishte vettingu, seleksion partiak”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 8.02.2023 20:14