Aksioni në Ministrinë e Brendshme, SPAK reagon zyrtarisht dhe zbulon rolet e zyrtarëve të arrestuar (FOTO LAJM)

Mëngjesin e sotëm janë vënë në pranga 8 shtetas dhe një është lënë në arrest shtëpie pas urdhërave të lëshuara nga SPAK.

Të arrestuarit janë zyrtarë të lartë nga Ministria e Brendshme të cilët akuzohen se kanë abuzuar me tenderin e uniformave të policisë ku janë shpenzuar 2.8 miliardë lekë nga buxheti i shtetit.

Të arrestuar janë:

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqëndruara në MPB, e shkarkuar nga ministri Bledi Çuçi 8 ditë më parë.

Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerje të Përqëndruara

Fatmir Demneri, anëtar i KVO

Mariglen Buzali, anëtar i KVO

Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO.

Ani Omuri, anëtar i KVO.

Anisa Bogdani, anëtar i KVO.

Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.

Njoftimi zyrtar i SPAK mbi këtë aksion zbulon rolin e të arrestuarëve në këtë tender i cili është konsideruar korruptiv dhe denoncuar 1 vit më parë edhe nga grupi parlamentar i PD.

“Nga aktet e administruara ka rezultuar se më datë 11.05.2020, në agjensinë e ABlerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e  prokurorimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit me objekt:

“Blerje dhe shpërndarje të uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, për 4 vjet, me fond limit, 2.800.347.570 lekë (pa TVSH).

Gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Flutura Ceklezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët  e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe me titullarin e Organit Qëndror Blerës, Blerës, Drejtor i Agjensisë së Blerjeve të Përqëndruara, ku si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.”- njofton SPAK.

Rikujtojmë se ky tender është miratuar dhe zbatuar në kohën kur Sandër Lleshaj ishte ministër i Brendshëm, ndërkohë Edlira Naqellari është shkarkuar nga detyra vetëm 8 ditë më parë nga ministri aktual Blendi Çuçi, pa asnjë motiv të bërë publik. /albeu.com/


Shtuar 10.07.2021 10:31