Aksioni në burgje, Manja: Ishte punë e nisur nga ne, do të jetë investim i përditshëm nga strukturat

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi ditën e sotme nga seanca e Kuvendit se operacioni i zhvilluar në burgjet e vendin do të vijojë çdo ditë.

Ai u shpreh se Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve është në riorganizim total dhe se qëllimi është rë rinstrukturojnë edhe sistemin e karrierës në burgje, duke e përafruar me atë në Policinë e Shtetit.

Fjalimi i plotë:

“U godit një grup kriminal që merreshin me veprimtari kriminale brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve. Në operacion u arrestuan edhe punonjës të burgjeve. Ajo që ndodhi dje ishte punë e nisur nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve, por nuk do të jetë aksion, as kalendar veprimtarish në drejtim të goditjes së paligjshmërisë në burgje, por investim i përditshëm i të gjitha strukturave tona në zbatim të ligjit dhe forcimit të sigurisë në sistemin e burgjeve. Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve është në riorganizim total. Qëllimi është të ristrukturojmë edhe sistemin e karrierës në burgje, duke e përafruar me atë në Policinë e Shtetit”, tha ai. /albeu.com


Shtuar 3.02.2022 11:01