Kreu i SPAK, Arben Kraja ka folur në lidhje me aksionin e zhvilluar në lidhje me Call Center-at.
Kraja tha se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet e 8 shteteve.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/videos/667637131412063
“Hetimet kanë qenë të përbashkëta me autoritetet e huaja, të përfshirë 8 shtete, me Suedinë, Shqipërinë, Finlandën, Gjerogjinë, Spanjë, Ukrainën. Të gjithë bashku kundër një aktiviteti kriminal. Jemi të vendosur për ti hetuar këto aktivitete kriminale sepse janë të rrezikshme për të gjitha shtetet.”
Ai u bëri thirrje shtetasve shqiptarë të mos përfshihen në këto aktivitete që për momentin sjellin përfitim por kanë pasojë dënimin dhe ndëshkueshmërinë.
“Të ndërgjegjshëm e të vendosur për të hetuar këto aktivitete, sepse mendojmë se janë të rrezikshme për të gjitha shtetet, për shoqërinë nga pasojat që sjelli dhe skemat e pastrimit të parave. U bëj thirrje shtetasve shqiptarë qoftë në nivel biznesi apo personash të punësuar, të mos përfshihen në këto aktivitete që për momentin sjellim përfitim por kanë pasojë dënimin dhe ndëshkueshmërinë”/albeu.com