Aksion në Turqi/ Urdhër-arreste për 47 persona, zyrtarë dhe ish-deputetë të opozitës

Mëngjesin e sotëm, autoritetet turke kanë kryer raundin e pestë të arrestimeve që si pjesë e masave të ashpra ndaj kryetarit të ndaluar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, dhe kryetarëve të tjerë të bashkive të Partisë Republikane Popullore (CHP), partisë kryesore opozitare.

Prokuroria e Stambollit, ka lëshuar urdhër-arreste për 47 persona, të cilët janë zyrtarë të CHP-së në qeverisjen vendore.

Mes urdhër-arresteve, janë pesë që kanë të bëjnë me kryetarët e bashkive rajonale, tre në Stamboll dhe dy në provincën Adana. Një ish-deputet i CHP-së u arrestua gjithashtu.

Që nga mëngjesi i hershëm, policia vazhdoi të ekzekutonte urdhër-arrestet dhe rreth orës 10:00 të mëngjesit, 30 persona janë arrestuar tashmë.

Pas këtij zhvillimi, organet e CHP-së në Stamboll mbajtën një takim urgjent.


Shtuar 31.05.2025 12:48