Aksion në rrugët e Fierit: Pezullohen 54 patenta e vendosen mbi 70 gjoba në 48 orë (VIDEO)

Policia rrugore ka zhvilluar një aksion në Bypass-in e Fierit duke pezulluar 54 patenta për 48 orë, mbi 70 gjoba me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fundjava në Bypass-in e Fierit

Policia Rrugore

54 patenta të pezulluara për 48 orë, 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, si dhe 39 masa administrative me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për intensifikimin e masave me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore përgjatë sezonit turistik e në vijimësi, shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier kanë intensifikuar kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit monitorim me radar

Janë vendosur 32 masa administrative me vlerë nga 30.000 deri në 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një nga shtetet e BE-së.

Gjithashtu janë vendosur edhe 39 masa administrative të tjera me vlerë nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi më shumë se norma e lejuar, por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve, vendas dhe të huaj, që të zbatojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë. /albeu.com/

 


Shtuar 5.09.2021 16:08