Aksion në Mirditë! Zbulohet plantacioni me kanabis, bie në pranga 36-vjeçari me të shkuar kriminale

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një shtetas në Mirditë për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Në Kurbin ka rënë në pranga një shtetas me të shkuar kriminale, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe kultivimit të narkotikëve.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Fanë, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Pjetër Keci, banues në fshatin Fan, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ritvan Keqi, 36 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe të kultivimit të bimëve narkotike.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e datës 26.06.2021, ka vjedhur automjetin tip “Benz” ,në pronësi të shtetasit J.V, banues në Kurbin, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Lezhë

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Mirditë/Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga 1 shtetas.

Kurbin/Vihet në pranga një 36-vjeçar, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe kultivimit të narkotikëve.

Shërbimet e Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Fanë, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi Pjetër Keci, banues në fshatin Fan, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Ritvan Keqi, 36 vjeç, banues në fshatin Gurëz, Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe të kultivimit të bimëve narkotike.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e datës 26.06.2021, ka vjedhur automjetin tip “Benz” ,në pronësi të shtetasit J.V
, banues në Kurbin, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja “. /albeu.com/

 


Shtuar 28.08.2021 09:41