Aksion ndaj makinave luksoze në Tiranë, policia verifikon origjinën dhe burimin e pasurisë

Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një aksion ndaj makinave luksoze që qarkullojnë në kryeqytet, me fokus të veçantë verifikimin e origjinës së mjeteve dhe burimit të pasurisë së përdorur për blerjen e tyre.

Gjatë kontrolleve, janë verifikuar dhjetëra automjete luksoze përmes një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin e të dhënave identifikuese të mjeteve.

Të lidhura

None found

Pas verifikimit në sistem, Policia thotë se ka kryer kontrolle të mëtejshme për pronësinë, origjinën dhe historikun e automjeteve, përfshirë mënyrën e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.

Njoftimi:

Tiranë/ Kontrolle të përqendruara ndaj automjeteve luksoze, në fokus verifikimi i origjinës dhe burimit të pasurisë.

Strukturat e Policisë së Tiranës kanë intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze, me qëllim evidentimin dhe verifikimin e mjeteve që dyshohet se mund të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe parandalimin e trafikimit të tyre.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Operacionale”, Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Policinë Rrugore, kanë kontrolluar dhjetëra automjete luksoze në kryeqytet.

Kontrollet janë kryer nëpërmjet një aparature të posaçme, e cila mundëson kontrollin dhe verifikimin e të dhënave identifikuese të automjetit. Pas verifikimit në sistem, për automjetet e evidentuara janë kryer kontrolle të mëtejshme lidhur me pronësinë, origjinën dhe historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të tyre.

Gjithashtu, janë kryer verifikime mbi burimin e të ardhurave me të cilat janë blerë automjetet, me qëllim evidentimin e rasteve kur pasuria mund të jetë përfituar nga veprimtaria kriminale, si dhe identifikimin e mjeteve që mund të jenë objekt i trafikimit të paligjshëm.

Në përfundim të verifikimeve, materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë, për vijimin e hetimeve dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Policia e Tiranës do të vijojë kontrollet e përbashkëta dhe verifikimet ndaj automjeteve luksoze, në funksion të evidentimit dhe goditjes së pasurive me origjinë kriminale, parandalimit të trafikimit të tyre dhe luftës kundër pastrimit të produkteve që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.


sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispokerklasjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis