Aksion i madh nga SPAK dhe Antimafia Italiane: Sekuestrohen miliona euro pasuri dhe lëshohen 38 urdhër-arreste

SPAK dhe Antimafia Italiane kanë zhvilluar një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave.

Janë lëshuar 38 masa arresti në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Ekzistojnë gjithashtu dekrete për konfiskimin e pasurive në lidhje me pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme, për një vlerë prej disa milionë euro.

Operacioni antidrogë po zhvillohet nga Anti-Mafia italiane, SPAK dhe Policia e Shtetit. Mësohet se hetimet për trafikun e drogës nga Shqipëria në Puglia ka nisur në vitet 2018-2020. Prokurori i Antimafias, De Raho dhe kreu i SPAK, Arben Kraja do të zhvillojnë një konferencë për shtyp në orën 10:30.