Aksidentoi për vdekje të moshuarin, arrestohet 28-vjeçari në Durrës

Policia ka vënë në pranga shoferin që aksidentuar këmbësorin 72-vjeçar ditën e djeshme,  i cili për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin R. B., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin H. D., 72 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu janë arrestuar dhe dy persona të tjerë në Durrës: B. Gj., 30 vjeç, banues në fshatin Bushnesh, Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Tiranë, në një lokal në Kamëz, sepse ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe  A. T., 53 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte paisur me urdhër-mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /albeu.com


Shtuar 20.08.2021 14:47