Një punonjës i sinjalistikës rrugore u përplas për vdekje nga një makinë mbrëmjen e djeshme në Roskovec, me këtë të fundi që u largua nga vendngjarja.
Mëngjesin e sotëm, policia e Fierit njofton se pas hetimeve është i mundur identifikimi dhe ndalimi i shoferit, shtetasi T.H, banues në Berat.
Njoftimi i policisë:
Në datë 28.06.2022, rreth orës 23:00, në fshatin Velmish, Roskovec, shtetasi T. H., 58 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar me pasojë vdekjen dhe është larguar nga vendngjarja, shtetasin M. L., 45 vjeç, banues në Tiranë(punonjës i një firme që meret me sinjalistikën rrugore).
Drejtuesi i mjetit u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com