Aksidentoi për vdekje këmbësorin, prangoset i riu në Elbasan

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.

N. N., 21 vjeç, është vënë në prangat e policisë pasi ditën e djeshme, në fshatin Vidhas, duke drejtuar makinën e tij, ka aksidentur për vdekje shtetasin me inicialet B. B 65-vjeç.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00. I riu drejtonte një makinë “Opel” dhe ka aksidentuar 65-vjeçarin që ecte në këmbë./albeu.com/