Aksidentoi për vdekje 38-vjeçarin, arrestohet pas dy ditësh shoferi në Kurbin

Dy ditë më parë Anton Curakaj, 38 vjeç u përplas për vdekje nga një makinë, drejtuesi i së cilës u largua nga vendi i ngjarjes.

Ditën e sotme policia ka arrestuar shoferin e makinës.

Njoftimi i policise: 

Aksidentoi para dy ditësh, një 38- vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, identifikohet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.

Me datë 31.05.2023, në aksin rrugor Fushë Mamurras – Adriatik, në vendin e quajtur “Presa e Bamit”, nga një mjet në lëvizje i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, është aksidentuar shtetasi Anton Curakaj, 38 vjeç, banues në Adriatik, që po lëvizte me biçikletë.

38- vjecari është gjetur nga kalimtarët dhe më pas është transportuar në spital, por si pasojë e lëndimeve të rënda fizike të marra, ka ndërruar jetë.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale intensive të kryera nga shërbimet e policisë rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, 35 vjeç, banues në Kurbin.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar automjeti tip “Benz” që drejtonte 35 vjeçari në momentin e aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.


Shtuar 2.06.2023 10:52