Një turiste është aksidentuar pasditen e kësaj të shtune në Qafë Valbonë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se turistja teksa ishte duke eksploruar zonën ka thyer këmbën.
Në ndihmë të saj menjëherë janë nisur ekipet e Kërkim Shpëtimit të Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe forca të policisë.
Gjithashtu është vendosur kontakti me Qendrën e Urgjencës Kombëtare, nëse do nevojitet helikopteri.
Turistja e lënduar ka qenë së bashku me një grup, të cilët po eksploronin zonën e Qafë-Valbonës. Priten më tepër detaje në vijim.