Aksidentohet për vdekje 24-vjeçari shqiptar në Itali

Një 24-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur një natë më parë në hyrje të Serra San Quirico.

Shqiptari me inicialet F.K është futur në autostradën që e çonte për në Serra San Quirico dhe ka humbur kontrollin e mjetit. Për pasojë, makina ka përfunduar e përmbysur jashtë autostradës.

Shqiptari ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e aksidentit dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Për nxjerrjen e trupit të tij nga mjeti është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses./albeu.com/