Aksidentohet Mozzik, rrokulliset me motorr në Brezovicë (FOTO LAJM)

Reperi i njohur, Mozzik ka pësuar një aksident të vogël me motorin e tij me 4 rrota.

Ai ka ndarë fotot nga ngjarja në bjeshkët e Brezovicës në Instagramin e tij, ku duket mjaft qartë situata që ka kaluar.

Gjatë një shëtitjeje 30 minutëshë, jo gjithçka ka shkuar mirë për të, pasi ka pësuar një rrokullisje të vogël me motor. Këtë ai e ka treguar përmes një videoje të publikuar në InstaStory, duke shkruar në mbishkrimin e saj “30 minuta më pas”.

Ndërkohë në fotografinë e radhës, Mozzik ka treguar shokun e tij që po e shoqëronte, teksa bën përpjekjet e tij për të dalë nga motori i rrokullisur.

Megjithatë ky aksident i vogël ka shpëtuar pa lëndime dhe reperi e ka marrë me shumë sportivietet./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 17:07