Aksidentohet me motor turisti çek në Sarandë, pritet transportimi drejt Traumës

Një turist çek është aksidentuar ditën e sotme në hyrje të Sarandës, në vendin e quajtur Ura e Gajdarit. Mësohet se Martin Barta 36 vjeç duke udhëtuar me motor është rrëzuar dhe është plagosur.

Kanë qenë shërbimet policore të ndodhura në momentin e ngjarjes që kanë njoftuar urgjencën dhe u bë transportimi i tij në spital.

Pas ndihmës së dhënë sipas bluzave të bardha bëhet me dije se turisti çek ka thyerje të vertebrave lumbare L4 L5 dhe për rrjedhojë do të transportohet në Spitalin e Traumës në Tiranë për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.


Shtuar 6.04.2024 13:16