Aksidentohet Mario Baloteli, ishte i dehur në timon (VIDEO)

Momente frike për sulmuesin italian Mario Baloteli, i cili mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, pësoi një aksident rrugor, duke shkatërruar makinën e tij Audi, por për fat të mirë, Super Mario, nuk pësoi dëmtime të rënda nga ky aksident.

Ngjarja ndodhi në rrugën Orzinuovi në Bresha, teksa futbollisti i cili është pjesë e skuadrës turke Adanaspor, iu nënshtrua edhe një testi alkooli.


Mediat italiane raportojnë se Baloteli doli i padëmtuar nga kabina e pasagjerit, por i tronditur psikologjikisht. Të gjitha airbags në makinën e futbollistit janë hapur duke shmangur një dëmtim tragjik të tij.

Bëhet me dije se Baloteli rezultoi pozitiv në testin para-alkolik, teksa refuzoi t’i nënshtrohej një tjetër testi final.


Shtuar 24.11.2023 07:23