Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, ka përjetuar momente frike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është përfshirë në një aksident rrugor ndërsa udhëtonte drejt Zvicrës. Përmes disa videove të publikuara në Instastory, Juli ndau me ndjekësit pamjet e veturës së dëmtuar dhe tregoi se përplasja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në Slloveni, duke e përshkruar si “një ndeshje goxha fatale”.
“Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër”
Juliana rrëfeu se për një moment kishte menduar më të keqen:
“Mu ka ba jeta bajat, thash hajt të shkoj në atë dynja tjetër… shkova deri nalt te Zoti, po më tha ‘hajt Xhul, si ki renet me ardh pa i shti pitet në treg’.”
Ajo tregoi se pavarësisht përplasjes së fortë, nuk ka pësuar asnjë lëndim, ndërsa vetura, megjithëse e dëmtuar, ende funksionon. E tronditur por e qetë, Juliana u shpreh se ky aksident e ka bërë të mendojë ndryshe për jetën dhe rëndësinë e momenteve të vogla:
“Pas tmerrit të sotëm, premtoj që do të buzëqesh, do të kërcej, do të dëgjoj muzikë,”- tha ajo.
“Njeriu e kupton sa e brishtë është jeta vetëm kur i shikon sytë e vdekjes. Sot, më shumë se kurrë, jam mirënjohëse për çdo frymëmarrje,”- tha ajo.
