Aksidentohen me motor dy të rinj në Gramsh, njëri në gjendje kritike për jetën

Një aksident ka ndodhur në afërsi të kanionit të Holtës ku dy të rinjtë pasi kanë vizituar kanionin në kthim janë aksidentuar.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit por mësohet se njëri nga të rinjtë është në gjendje kritike për jetën.

Mbi 120 mijë vizitorë vendas dhe të huaj në Kalanë e Gjirokastrës
Pas marjes së ndihmës së parë shëndetësore në urgjencën e spitalit të Gramshit janë nisur drejt spitalit të Traumës me helikopter.

Ne vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë shkakun e aksidentit.


Shtuar 12.08.2024 20:04