Aksidenti tragjik në Fier! Përcillen në banesën e fundit dy punonjësit që u mbytën në kanal (FOTO LAJM)

Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Fier ku një makinë me dy pasagjerë, të një kompanie sigurimi, përfundoi në kanal vaditës duke shkaktuar 2 viktima.

Viktima të aksidentit janë shtetasit Shkëlzim Beqaj 55 vjeç dhe Uejol Lagjaj, 39 vjeç.

Mësohet se viktimat sot do të përcillen për në banesën e fundit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është një infarkt që ka pësuar shoferi i mjetit duke përfunduar kështu në kanalin plot me ujë.

Ka qënë vetë kompania e sigurimit, e cila ka gjurmuar makinën me atë në GPS pasi nuk po lëvizte më. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 23.08.2021 09:26