Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës 16-vjeçari Klevis Dervishi, i cili ndodhej në gjendje kritike për jeten nga aksidenti fatal në Manzë të Durrësit me 19 gusht.
Me vdekjen e tij, shkon në katër numri i viktimave të aksidentit, ku humbën jetën edhe 25-vjeçari Kleo Vrioni, bashkëshortja e tij Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri.
Të lidhura
None found
Aksidenti ndodhi rreth orës 02:30 të mëngjesit, teksa automjeti po lëvizte në drejtim të fshatit Katund i Ri.
Sipas ekspertizës, automjeti drejtohej me një shpejtësi prej 114 km/orë, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe humbi kontrollin në një kthesë, duke u përplasur me bordurën anësore të rrugës.
