Aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme te rrethrrotullimi i TEG-ut mund të ishte shmangur dhe jeta e tri personave të ishte shpëtuar.
Për ekspertin rrugor Mahir Hodo, 20-vjeçarit Klevis Ruçaj duhet t’i ishte hequr patenta, pasi kishte shkelje të përsëritura.
“Ai nuk duhet të dilte në rrugë sot, ka marrë disa masa nga policia, duhet të ishte hequr patenta. Mund ta kishim shpëtuar atë djalë të ri që sot ka vdekur”, u shpreh ai në studion e Panorama TV.
Hodo theksoi se duhen marrë gjithashtu masa që “një drejtues mjeti i dalë rishtazi të mos ketë të ketë drejtë të ngasë mjet mbi 1000 kubik ose të ngasë vetëm për 1 vit.”
Ai tha se Drejtoria e Policisë Rrugore duhet të hetojë 5 gjobat e vendosura nga efektivët ndaj 20-vjeçarit në harkun kohor prej 6 muajsh.
“Ky drejtues mjeti që është 20-vjeç të ngasë një mjet që ka fuqi të madhe, si mundet që është i patentuar prej 1 viti. Një drejtues mjeti i dalë rishtazi të mos ketë të ketë drejtë të ngasë mjet mbi 1000 kubik ose të ngasë vetëm për 1 vit.
I japim targë adrelinë, duket sikur po inspirojmë. Ai nuk duhet të dilte në rrugë sot, ka marrë disa masa nga policia, duhet të ishte hequr patenta. Mund ta kishim shpëtuar atë djalë të ri që sot ka vdekur.
Ai nuk e ka menduar rrezikun që i kanosej atij vetë, personave në makinë dhe mjeteve që ishin në punën e vet. Ne jemi vendi numër 1 për sanksionet e vendosura ndaj drejtuesve të mjetit.
Të shkojë ku është gjobitur ky drejtues mjeti, vendi ku është dhënë masa, a janë zbatuar parimet e rregullat e ligjit. Drejtoria e policisë rrugore të dalë në komunikatë dhe të tregojë si qëndron e vërteta. Të dalë në rrugë me kaq shkelje nuk ia ka për borxh askujt.
Neve nuk i hetojmë aksidentet ashtu si duhet, të gjejmë arsyen përse dhe si ka ndodhur aksidenti”, tha eksperti. /albeu.com