Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ka vendosur të mos pranojë ankimin e regjisorit Petri Bozo, duke e lënë kështu në burg. Bozo kishte kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë, me një masë më të butë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e 25 majit në aksin nacional “Elbasan–Librazhd”, saktësisht në fshatin Mengël, ku automjeti i drejtuar nga regjisori përplasi për vdekje të miturin përballë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”.
Të lidhura
None found
Ata ditë, viktima kishte shoqëruar motrën në shkollë bashkë me nënën e tij, ndërsa vetë i ndiqte mësimet pasdite.
Dëshmitarët nga vendngjarja treguan se teksa nëna dhe djali po drejtoheshin për në një dyqan aty pranë, i mituri dyshohet se i ka shpëtuar nga dora së ëmës, duke i prerë rrugën makinës së Bozos.
