Aksidenti tragjik i trenave në Greqi, vijojnë kërkimet për të zhdukurit, pak shpresa për të mbijetuar

Mëngjesin e sotëm ka nisur sërish kërkimi nga ekipet e shpëtimit dhe vinçat në vendin e aksidentit fatal në Greqi, ku u përplasën dy trena, edhe pse ka pak shpresa për të mbijetuar.

Të vdekurit që janë nxjerrë deri tani nga rrënojat e trenit të pasagjerëve arrijnë në 43, sipas shërbimit mjekoligjor të Larisës.

Në të njëjtën kohë, identifikimi i trupave nga familjarët e tyre ka vijuar në Spitalin e Përgjithshëm me procesin e marrjes së ADN-së, ndërsa familjarët e viktimave dhe të plagosurve kanë shkuar më pas në hotelet që janë caktuar për t’i pritur.

Miq dhe të afërm janë ende në kërkim të personave të zhdukur dhe po bëjnë të pamundurën për gjetjen e tyre. Me mesazhe edhe në rrjetet sociale ata kërkojnë informacion për njerëzit e tyre.

Sa i përket pasagjerëve të plagosur, nga 72, 15 jkanë dalë nga spitalet ditën e djeshme, ndërsa 57 pasagjerë qëndrojnë për mjekim.

Gjashtë nga të plagosurit, të gjithë të rinj të moshës 21-26 vjeç, po trajtohen në Repartin e Mjekimit Intensiv. /albeu.com


Shtuar 2.03.2023 07:25